U mbajt takimi i Kryesisë së Asociacionit

Kryesia e Asociacionit zhvilloi një takim pune, gjatë të cilit u reflektua mbi aktivitetet dhe punën e realizuar deri më tani. Në këtë takim u diskutua edhe për vazhdimësinë e projekteve aktuale dhe për forcimin e bashkëpunimit në realizimin e iniciativave të ardhshme

3/4/20261 min lexim

Kryesia e Asociacionit zhvilloi një takim pune, gjatë të cilit u reflektua mbi aktivitetet dhe punën e realizuar deri më tani. Në këtë takim u diskutua edhe për vazhdimësinë e projekteve aktuale dhe për forcimin e bashkëpunimit në realizimin e iniciativave të ardhshme.

Anëtarët e kryesisë vlerësuan angazhimin e përbashkët dhe kontributin e secilit në zhvillimin e aktiviteteve të asociacionit. Po ashtu, u përcaktuan hapat e radhës dhe u planifikuan aktivitetet që do të realizohen në periudhën në vijim, me qëllim të avancimit të projekteve dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e artit.

#Kryesia #TakimPune #Projekte #Vazhdimësi #Art #Bashkëpunim