Thirrje e Hapur për Konkursin “Publik 2026 – Programi Ekspozues”
Galeria e Arteve e Prishtinës (GAP), në bashkëpunim me Asociacionin e Artistëve Vizualë të Kosovës (AAVK), shpall konkurs të hapur për përzgjedhjen e projekteve që do të përbëjnë programin ekspozues për vitin 2026.
EXHIBITIONS
2/18/20261 min lexim


Galeria e Arteve e Prishtinës (GAP), në bashkëpunim me Asociacionin e Artistëve Vizualë të Kosovës (AAVK), ka shpallur konkursin e hapur “Publik 2026 – Programi Ekspozues”, për përzgjedhjen e projekteve që do të realizohen gjatë vitit 2026.
Konkursi synon të mbështesë dhe promovojë krijimtarinë bashkëkohore, duke ofruar hapësirë për artistë, kuratorë dhe kolektive artistike që kontribuojnë në zhvillimin e skenës vizuale dhe diskursit kulturor në Kosovë dhe më gjerë.
Në kuadër të kësaj thirrjeje, pranohen aplikime për:
Ekspozita personale
Ekspozita kolektive dhe projekte kuratoriale
Të drejtë aplikimi kanë artistë individualë, kuratorë dhe kolektive artistike. Aplikimi bëhet përmes formularit online, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar sipas udhëzimeve të konkursit.
📅 Afati i aplikimit është nga 19 shkurt 2026 deri më 06 mars 2026, deri në orën 16:00.
Rezultatet e përzgjedhjes do të publikohen në fund të muajit mars 2026 në kanalet zyrtare të organizatorëve.
🔗 Për më shumë informata dhe për të aplikuar, klikoni në linkun e mëposhtëm (Google Form):
Support
Promoting visual arts and local talent in Kosovo.
Events
Art
aavk.ks @ gmail . com
+383-44-123-456
© 2024. All rights reserved. | This Website’s Development Voluntarily Supported by EI


