Takim bashkëpunimi ndërmjet AAVK dhe Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës

Blog post description.

3/10/20261 min lexim

Takim bashkëpunimi ndërmjet AAVK dhe Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës

Përfaqësues të Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës (AAVK) zhvilluan sot një takim me përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, ku u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e artit dhe edukimit.

Në takim mori pjesë Dardana Goranci Iliyaz, ndërsa Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës udhëhiqet nga drejtori Samir Shahini. Gjatë këtij takimi u trajtuan mundësitë për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta artistike, ekspozitave dhe projekteve edukative që synojnë përfshirjen e nxënësve dhe institucioneve arsimore në promovimin e artit vizual.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve shprehën gatishmërinë për të zhvilluar iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin e edukimit artistik dhe në promovimin e kulturës dhe krijimtarisë artistike në kryeqytet.

Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet komunitetit artistik dhe institucioneve arsimore në Prishtinë.