EKSPOZITA SHËTITËSE
Ky projekt u realizua falë një bashkëpunimi të frytshëm mes Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, duke kontribuar kështu në forcimin e lidhjeve kulturore dhe artistike mes dy vendeve.
9/14/20251 min lexim


Në Galerinë FAB të Universitetit të Arteve në Tiranë, më shumë se 50 artistë nga Kosova hapën sezonin e shtatorit me një ekspozitë të jashtëzakonshme të artit vizual bashkëkohor. Kjo ekspozitë shëtitëse, e kuruar nga z. Kamuran Goranci, solli në Tiranë një përmbledhje të veprave që pasqyrojnë talentin dhe kreativitetin e artistëve kosovarë.
Ky projekt u realizua falë një bashkëpunimi të frytshëm mes Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë dhe Universitetit të Arteve në Tiranë, duke kontribuar kështu në forcimin e lidhjeve kulturore dhe artistike mes dy vendeve.
Një falënderim i veçantë për Rektorin e Universitetit të Arteve të Tiranës, Prof. Dr. Erald Bakalli, dhe Dr. Ermir Hoxha, për mbështetjen e tyre të çmuar në realizimin e kësaj ekspozite.
Urime dhe falënderime të ngrohta shkojnë për të gjithë artistët e Asociacionit të Artistëve Vizual të Kosovës dhe z. Kamuran Goranci, për këtë prezantim dinjitoz të artit të Kosovës para publikut të Tiranës.
#MinistriaEPunëveTëJashtme #Art #Kosova #Shqipëria #FABGallery #UniversitetiArteve #Bashkëpunim #ArtiBashkëkohor #Tiranë #Prishtinë
Support
Promoting visual arts and local talent in Kosovo.
Events
Art
aavk.ks @ gmail . com
+383-44-123-456
© 2024. All rights reserved. | Update and Secure by EI
