Ekspozita e Artistëve të Rinjë "FRAGMENTA 2025"
Projekti i dytë nga prgrami-vjetor i AAVK-së 2025 Ekspozita e Artistëve të Rinjë "FRAGMENTA 2025" Të dashur miq, Në emer të Asociacionit të Artistave Vizual të Kosoves dhe ekipit të Fragmenta kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për hapjen e edicionit të parë Fragmenta 25.
12/2/20251 min lexim


Projekti i dytë nga prgrami-vjetor i AAVK-së 2025
Ekspozita e Artistëve të Rinjë "FRAGMENTA 2025"
Të dashur miq,
Në emer të Asociacionit të Artistave Vizual të Kosoves dhe ekipit të Fragmenta kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për hapjen e edicionit të parë Fragmenta 25.
Fragmenta është eventi i parë e mediave të reja që sjell në qendër të vëmendjes proceset bashkëkohore krijuese, eksperimentimin dhe dialogun ndërdisiplinor. E konceptuar si një ngjarje ku fragmentet e ideve, formave dhe narrativave bashkohen për të krijuar një mozaik të ri kulturor, Fragmenta synon të nxisë bashkëpunime të reja mes artistëve të ri, studiuesve të ri dhe publikut. Duke mbledhur artista të rij, Fragmenta shndërrohet në një platformë dinamike që synon të ripërcaktojë rolin e artit dhe dizajnit në shoqërinë bashkëkohore, duke hapur rrugë të reja për interpretim, bashkëpunim dhe inovacion kulturor.
Në kuadër të eventit Fragmenta, do të ndahet edhe çmimi RAW Award (Rising Artists Work) i cili synon të vlerësojë dhe promovojë artistët e rinj që formësojnë gjuhën e re të artit bashkëkohor. Duke u fokusuar në krijimtari të guximshme, qasje eksperimentale dhe vizione bashkëkohore, ky çmim do tu shërbej zërave të rinj që sfidojnë format tradicionale dhe hapin horizonte të reja artistike.
Hapja e ekspozitave per kete jave do te organizohet sipas orareve ne vijim:
Diten e merkure, me 3 dhjetor 2025,
- Tunelli i Kurrizit prej orës 17:00
- Observatoriumi prej orës 18:30
- CNP - Biblioteka Hivzi Sylejmani prej orës 19:30
Diten e premte, me 5 dhjetor 2025,
- Hamami prej orës 19:00
Diten e shtune, me 6 dhjetor 2025,
- Ndarja e cmimit prej orës 19:00
Për evenimentet tjera do të njoftoheni në vijim.
Ngrohtësisht,
AAVK dhe Fragmenta


Support
Promoting visual arts and local talent in Kosovo.
Events
Art
aavk.ks @ gmail . com
+383-44-123-456
© 2024. All rights reserved. | Update and Secure by EI
