Arti në shkolla – prioritet i Galerisë së Arteve të Prishtinës
Galeria e Arteve e Prishtinës vazhdon të ketë si një nga prioritetet kryesore afrimin e artit me nxënësit dhe zhvillimin e edukimit artistik që në moshë të hershme.
2/25/20261 min lexim


Galeria e Arteve e Prishtinës vazhdon të ketë si një nga prioritetet kryesore afrimin e artit me nxënësit dhe zhvillimin e edukimit artistik që në moshë të hershme. Gjatë muajve janar, shkurt dhe mars, galeria ka pritur një numër të madh vizitash të organizuara me iniciativë nga vetë shkollat e qytetit të Prishtina. Nxënës nga shkolla të ndryshme patën mundësinë të vizitojnë ekspozitat dhe të njihen më nga afër me artin bashkëkohor.
Ndër shkollat që realizuan vizita në galeri janë:
Shkolla Fillore Ismail Qemali
Shkolla Fillore Naim Frashëri
Shkolla Fillore Faik Konica
Shkolla Fillore Elena Gjika
Prishtina International School
Vizitat u karakterizuan nga një entuziastëm i madh dhe një kënaqësi e veçantë për fëmijët, të cilët patën mundësinë të shohin nga afër veprat artistike, të diskutojnë për artin dhe të zhvillojnë kureshtjen e tyre kreative.
Galeria beson se kontakti i hershëm me artin dhe ekspozitat ndikon drejtpërdrejt në formimin kulturor të fëmijëve, duke u hapur horizonte të reja të të menduarit, imagjinatës dhe kreativitetit. Për këtë arsye, Galeria e Arteve të Prishtinës do të vazhdojë të mbështesë dhe të inkurajojë vizita edukative nga shkollat, duke e bërë artin një përvojë të gjallë dhe frymëzuese për gjeneratat e reja.
Support
Promoting visual arts and local talent in Kosovo.
Events
Art
aavk.ks @ gmail . com
+383-44-123-456
© 2024. All rights reserved. | This Website’s Development Voluntarily Supported by EI
